Hoti kritikon Muratin: Ministri i dështuar përmend rritjen e eksporteve, harron se importet janë dyfishuar - NACIONALE

Hoti kritikon Muratin: Ministri i dështuar përmend rritjen e eksporteve, harron se importet janë dyfishuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se ministri në fjalë është ministër i dështuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Murati përmende rritjen e eksporteve, kurse harron se importet janë dyfishuar.

“Ministri i dështuar, që shan bizneset dhe i quan oligarkë, përmend rritjen e eksporteve për të cilën nuk ka asnjë kontribut. Ai harron se importet janë dyfishuar. Këto importe nuk përfshijnë vetëm makineri komplekse dhe automobila, por edhe produkte ushqimore bazike. Shto këtu qindra miliona euro energji elektrike të blera”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme