Historianët e Deçanit: Nëse Kraja nuk jep dorëheqje, ai duhet të shkarkohet - NACIONALE

Historianët e Deçanit: Nëse Kraja nuk jep dorëheqje, ai duhet të shkarkohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Përmes një deklarate për me medie, historianët e Deçanit kanë vlerësuar se analiza e fundit e Krajës ishte tepër e dëmshme dhe tendencioz.

Sipas tyre, kryeakademiku ka keqpërdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, kur ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton.

Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatoreske. Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që pas publikimit të këtij dokumente pa miratimin e organeve të Akademisë së Shkencave, kreu i saj duhet të jap dorëheqje”, është thënë në deklaratë.

Sipas tyre, nëse Kraja nuk jep dorëheqje, ai duhet të shkarkohet.

I kujtojmë kreut të Akademisë së Shkencave se ai për disa vite ka qenë edhe redaktor i revistës ushtarake “Narodna Armija”, e siç dihet nga e kaluara ata që kanë marrë pozita në institucionet e rëndësishëm shtetërore është dashur të kalojën nëpër filtra shtetërore. Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së nëse kreu i Akademisë së Shkencave, nuk jep dorëheqje, atëherë duhet të vihet në veprim Kuvendi i Akademisë së Shkencave, dhe të e shkarkoj nga detyra e kryetarit të Akademisë, Mehmet Krajen”, ka vlerësuar kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Lajme të ngjashme