Hilli thotë se Serbisë s`do t’i kërkohet njohja e Kosovës për të hyrë në BE: Evropianët po kërkojnë vetëm normalizim - NACIONALE

Hilli thotë se Serbisë s`do t’i kërkohet njohja e Kosovës për të hyrë në BE: Evropianët po kërkojnë vetëm normalizim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së, në Serbi, Christopher Hill, ka befasuar sërish opinionin me deklaratat e tij.

Ai mendon se Serbia nuk do ta ketë kusht njohjen de jure të Kosovës për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për edicionin e kësaj jave të revistës “NIN”, ai ka thënë se as disa shtete evropiane nuk e njohin Kosovën si shtet.

Sipas tij, evropianët janë të interesuar vetëm për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill.

Diplomati amerikan ka folur edhe për sulmin në Banjskë të Kosovës, ku është i përfshirë krimineli serb Milan Radoiçiq.

Hill ka thënë se gjykata duhet ta thotë fjalën e saj për përfshirjen e kriminelin serbe në sulmin e Banjskës

“Mendimi ynë është se ky është një person që e ka pranuar se ka qenë shumë i përfshirë në ngjarjet në Banjskë. Sigurisht që nuk ka qenë një ditë që i ka ndihmuar interesat serbe dhe sigurisht që nuk i ka ndihmuar as marrëdhëniet amerikano-serbe. Megjithatë, shpresoj që kjo çështje të vijë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur”, ka thënë ambasadori Hill.

Ai ka folur edhe për qëndrimin e Serbisë për të mos i vendosur Rusisë sanksione për shkak të agresioni ndaj Ukrainës.

Sipas tij, Serbia i ka ndërmarr disa veprime që tregojnë se nuk pajtohet me agresionin rus.

“Por se tashmë ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për t'ia bërë të qartë Rusisë se nuk pajtohet me agresionin ndaj Ukrainës”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se për amerikanët është e rëndësishme se Serbia e ka bërë të qartë se ku qëndron në raport me Ukrainën.

“Kështu që mendoj se ne shkojmë mirë me Serbinë. Sa i përket rreshtimit të saj me evropianët, unë do t'ia lë këtë diskutimeve të tyre me evropianët, por ajo që është e rëndësishme për ne tani është që Serbia e ka bërë të qartë se ku qëndron në raport me Ukrainën”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Lajme të ngjashme