Hill: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christpoher Hill, në një prononcim për Pink Tv, ka thënë se serbët e kanë pritur për një kohë të gjatë Asociacionin.
“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale” – është shprehur Hill.
Abasadori tutje është shprehur se pas themelimit të Asociacionit do të ketë normalizim edhe në çështje të tjera
“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit,” tha Hill
Ai tutje ka thënë se “i kupton pse serbët ndihen kështu”.