Hill: Mendoj se bisedimet e 2 majit do të jenë për Asociacionin
Ambasadori i ShBA-ve në Beograd, Christopher Hill, ka shprehur bindjen se propozimi për formimin e Asociacionit mund të jetë temë diskutimi në bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë në Bruksel.
“Unë mendoj që bisedimet e ardhshme do të jenë për Asociacionin. Siç e përmenda më herët, marrëveshjet që ishin nënshkruar në prani të zyrtarëve nga komuniteti ndërkombëtar duhet të zbatohen,” – tha z. Hill pas një pyetjeje nga një gazetar.
Sipas tij, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar.
“Unë mendoj se ka një plan për 2 maj...” – tha z. Hill në fjalën e tij. Pikërisht 2 maji është data e konfirmuar e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.
“Njerëzit në komunitetin serb në Kosovë duhet ta kuptojmë se ku e kanë të ardhmen, dhe kjo sigurisht mundësohet përmes forimimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,” – u shpreh z. Hill.
Ambasadori amerikan nuk komentoi zgjedhjet në katër komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë.