Hill i vlerëson marrëdhëniet mes ShBA dhe Serbisë: Si dy miq që janë ribashkuar - NACIONALE

Hill i vlerëson marrëdhëniet mes ShBA dhe Serbisë: Si dy miq që janë ribashkuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Christopher Hill, ambasador i ShBA-së në Serbi, është deklaruar për marrëdhëniet mes Amerikës dhe Serbisë, të cilat ai i ka konsideruar si komplekse.

Gjatë ceremonisë së festimit të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Hill ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Amerikës dhe ShBA-së janë të rëndësishme dhe të nevojshme për arritjen e paqes.

“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së janë komplekse, por ato janë duke u përmirësuar. Ato marrëdhënie janë shumë të rëndësishme për ne dhe të nevojshme për arritjen e paqes, sigurisë dhe për të ardhmen. Kur t’i ndërtojmë në mënyrë që të jenë të forta, ato do të ndihmojnë vendet të harrojnë të kaluarën dhe të ecin përpara.” - deklaroi Hill, transmeton Danas.

Lajme të ngjashme