Hidhet shorti për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjën e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave si Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Siç raporton Ekonomia Online rënditja e shortit është si vijon: Iniciativa Qytetare Mitrovica do të mbajë numrin 111, Partia Demokratike e Kosovës me 112, Partija Kosovskih Srba me 113, Kandidatja e pavarur me 114 si dhe Lëvizja Vetëvendosje me 115.
Ndryshe, këto komuna nuk kanë kryetar qysh nga fillimi i nëntorit. Tërheqja e tyre ëshët bërë për shkak të revlotës së tyre për targa ilegale.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli 18 dhjetorin datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.