“Hiç nuk je serioz; o profesor”: Paçarizi e Raci “shpërthejnë” ndaj njëri-tjetrit si kurrë më parë
Gazmir Raci dhe Rrahman Paçarizi janë analist në Klan Kosova, më saktësisht në emisionin “Rubikon” që drejtohet nga Adriatik Kelmendi.
Të dy janë të njohur për debatin e qetë që bëjnë dhe për gjuhën jo të ashpër. Por në emisionin e fundit, Raci e Paçarizi kanë debatuar ashpër, shumë më ashpër se zakonisht.
Madje, z. Paçarizi e cilësoi mënyrën e të argumentuarit të z. Racit si joserioze.
“Z. Kelmendi kjo nuk është serioze” – tha Paçarizi.
“O profesor, t’lutem jo me kësi ofendimi, serioze, jo serioze, sepse jam tepër serioz. Nuk ki informacion nga brenda, nuk e di” – ia ktheu z. Raci.
“Po ti herë po thu jam kanë brenda, herë jashtë. Hajt kallxom, prit, prit tash, kallxoma ti mu dokumentin me të cilin ka kaluar nga dialog teknik në politik” – shtoi Paçarizi.
“Jo, jo, jo s’po leni me shpjegu” – ishte ankesa e z. Racit, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.