Hetimet për Bajnskën, Serwer: Ky është një moment kur ka rëndësi ajo që s’thuhet - NACIONALE

Hetimet për Bajnskën, Serwer: Ky është një moment kur ka rëndësi ajo që s’thuhet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti amerikan, Daniel Serwer ka shkruar në lidhje me hetimet e ShBA-së dhe BE-së për sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator të këtij viti.

Serwer në një opinion të shkruar në “Peacefare”, ka thënë se në këto momente “ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet”.

“Ky është një nga ato momente në Ballkan kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet. Amerikanët dhe evropianët deri më tani nuk kanë arritur të publikojnë rezultatet e hetimeve të tyre të paralajmëruara për kryengritjen e dështuar serbe të 24 shtatorit në veri të Kosovës.” – ka shkruar ai.

Sipas Serwer, nuk ka provë që tregon nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e organizoi këtë sulm ose jo, por theksoi që ai i merr të gjitha vendimet e rëndësishme në Beograd.

“Disa diplomatë do t’ia atribuojnë heshtjen preokupimit në Uashington dhe Bruksel me luftën në Gaza. Kjo sigurisht meriton prioritet dhe ngadalëson vendimet e nivelit të lartë për çështje të tjera. Por, Departamenti i Shtetit dhe aparati i politikës së jashtme të BE-së merren me problemet në mbarë botën, jo vetëm çështjet kryesore të sotme.” – u shpreh tutje Serwer.

Eksperti amerikan deklaroi që shpreson që Departmaneti i Shtetit të rivlerësojë politikën në Ballkan.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme