“Hetim prej teje, Prindonit, e teposhtë”: Reagime ndaj Osmanit pas vrerit të madh ndaj Nacionales
“Me këtë udhë të hetohet pra edhe se si u bëre milionere”.
Krejt logjikën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që saherë që është subjekt i raportimeve që s’e paraqesin në shëmbëlltyrën siç e do vetë thërret për hetim të raportuesve, gazetari Lirim Mehmetaj e përktheu me pohimin e mësipërm.
Kjo në dritën e raportimeve të Nacionales se viktima e mbrëmshme Sadri Sadriu, axha i bashkëshortit të Osmanit, Prindon Sadriut, dyshohet të jetë vrarë nga dorasi i cili e mori gjyqësinë në dorën e vet dhe u hakmor me privim nga jeta të 89 vjeçarit Sadriu. Vrasje kjo, dyshohet, me “motive e arsye morale” ku dorasi ishte vëlla i dy motrave të dhunuara, besohet, nga Sadri Sadriu; fatkeqësi për çka Nacionale posedon dëshmi se ishin në dijeni çifti Osmani në një group-chat në Facebook.
Osmani mohoi kategorikisht të ketë qenë në dijeni për rastin, anipse dëshmitë që publikoi Nacionale e jepnin Osmanin si pjesë të një grupi ku kërkohej drejtësi për dy vajzat e dhunuara para 24 vitesh.
Osmani kërkoi që i tërë shteti të merret me gazetën Nacionale duke u viktizimuar se po i rrezikohet jeta asaj dhe familjes së vet të ngushtë.
Reagimet ndaj Osmanit kanë shpërthyer anegjerë vendit.
“Vjosa Osmani sa here po u raportojke per te po i ftojke organet e sigurise me e hetu ate qe po raporton. Ka ardhe koha organet e sigurise me te hetu ty, per plote gjana. T'u fillu nga kjo e fundit qe po raportohet. P.S Me kete rend le te hetohet edhe si u bere milionere”, shkroi gazetari Lirim Mehmetaj.
Edhe më i ashpër në përzgjedhjen e fjalëve ishte gazetari Ilir Mirena, i cili numëroi prej fillimi në fund atë për çka Osmani është shquar në të qënit e raportuar. Tabloja? Aspak e hijshme.
“Mediat ia patën publikuar mashtrimin/vjedhjen me karburante, operimin në lukth, 300 euro rimbursim për Covid, përzënien e psikologes nga zyra për truprojet e vajzave të saj, dhënia turbo e shtetësisë për Martin Berishajn që mori qindra mijëra euro nga GEN'i në Beograd, një tender për dostin e babës...”
“...Pasurimin marramendës - nga një banesë e vogël në shtëpia varg e vi në Lagjen luksoze Marigona - dështimin në përfaqësimin e shtetit e heshtjen e saj për sanksionet dhe izolimin e vendit nën qeverisjen Kurti, e deri te skandali më të cilin Osmani turpëroi shtetin e Kosovës në Aeroportin e Shkupit…etj., etj., se s'po më kujtohen më shumë...”, shkroi Mirena.
Në dritën e kësaj, konkludoi Mirena, “urretja e saj ndaj mediave, e kuptueshme”.
Gazetari Valon Syla, po ashtu afirmoi logjikën e Osmanit për hetime, por tha se “prej teje, Prindonit, dhe teposhtë”.
“Sa herë që raportohet për Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosjen, mediat akuzohen se janë të Serbisë.
Jo, Vjosa Osmani, Jo. Hetime ska mundur të ketë në kohën e Serbisë, nën okupim as për dhunime e sidimos ndaj familjeve të lidhura me Serbi atëherë... andaj po ndodhin hakmarrje, apo vrasje sepse drejtësia është vonuar...”, shkroi Syla.
“Përndryshe, unë dhe shumica e mediave i njohim mirë ata që janë me Serbi sot, e ishin me Serbi atëherë në kohën kur mbi ne ushtrohej gjenocid, pastrim etnik, vrasje e dhunime. Dhe po, pajtohem. Le të fillon hetimi ndaj neve mediave, por prej teje e Prindonit e te poshtë... jemi për hetime dhe drejtësi”, përfundoi ai.