‘Herën tjetër do të vallëzojmë…’: Gërvalla arrin në takimin ministror të BE-së - NACIONALE

‘Herën tjetër do të vallëzojmë…’: Gërvalla arrin në takimin ministror të BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, ka arritur në takimin ministror të Bashkimit Evropian në 20 vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete të reja iu bashkuan bllokut.

Gërvalla është pritur nga ministrja belge e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib.

Në transmetim, shihet se në një pikë, Lahbib i thotë Gërvallës “herën tjetër do të vallëzojmë”, derisa ajo i përgjigjet “Kush e di?”, derisa kryediplomatja belge e pyet “Jo?”.

Ndërkohë, Gërvalla para mediave ka thënë:

“Si zëvendëskryeministre dhe minister e Jashtme e Kosovës erdha sot me shpresën që do ta kemi një diskutim të hapur dhe shoqërore për sundimin e ligjit, integrimin e Ballkanit Perëndimro dhe shteteve të tjera.

Dhe për të diskutuar për nivelin e standardit demokratik dhe sundimin e ligjit që janë të nevojshëm për t’u plotësuar përpara se t’i bashkohemi familjes evropiane. Shpresoj që biseda sot të jetë konstruktive dhe që Kosova të kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin e Ballkanit perëndimor për të vendosur standarde të reja për anëtarët e rinj.” – u shpreh ministrja e Jashtme e Kosovës.

Lajme të ngjashme