Helmimi në Malishevë, asgjësohet ushqimi dhe mbyllet përkohësisht lokali - NACIONALE

Helmimi në Malishevë, asgjësohet ushqimi dhe mbyllet përkohësisht lokali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje aspak e mirë ka ngjarë dje në Malishevë. Që nga dje, 63 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit, që dyshohet se erdhi si pasojë e ngrënies në një lokal të ushqimit të shpejtë.

Gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, ka dërguar disa fotografi nga lokali në Malishevë, ku shihen ende policia, inspektorati komunal dhe AVUK-u.

Sipas raportimit të gazetares Kolukaj, aktualisht është duke ndodhur asgjësimi i ushqimit të mbetur në lokalin që është mbyllur përkohësisht.

“Lokali i mbyllur” – shënohet te vendi që dyshohet se u helmuan nga ushqimi dhjetra malishevas.

Inspektorati i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë tashmë ia ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë këtij lokali. Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e kësaj ngjarje të dhimbshme, kanë mbetur të helmuar 63 qytetarë.

“PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – njoftohet në raportin e Policisë, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme