Haziri: Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut ishte për t’i mbuluar skandalet dhe aferat në Kosovë - NACIONALE

Haziri: Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut ishte për t’i mbuluar skandalet dhe aferat në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut.

Haziri për Abcnews tha se Kurti ka shkuar për vizitë në Shkup e Tetovë që t’i mbulojë aferat e tij në Kosovë.

”Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në rajon”.

Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet”, tha ai.

Ai tha se vizita ishte private dhe shkaktoi përçarje në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LVV. Premtimet e tij atje, shkaktoi përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re”, shtoi Haziri.

Mos të harrojmë që Kurti mbështeti zotin Sela në zgjedhjet e kaluara. Dhe në atë vizitë në atë kohë, pati shumë debate. Kurti tenton një koalicion ideologjik, përtej protokollit shtetëror”, ka thënë Haziri në abcneës,

Lajme të ngjashme