Haziri: Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri - NACIONALE

Haziri: Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që ta luaj rolin e saj kushtetues për uljen e tensioneve në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për rolin unifikues që kanë pasur presidentët në Kosovë.

Sipas tij, historikisht presidentët kanë luajtur rol kyç në raportet e Kosovës me SHBA-të dhe shtetet e BE-së.

Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera. Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të”, ka shkruar Haziri.

Lajme të ngjashme