Haziri: Kosova po hyn në një gropë të zezë institucionale - NACIONALE

Haziri: Kosova po hyn në një gropë të zezë institucionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije shfrytëzimi i të drejtës për të propozuar pa i siguruar votat është pozicion i shkurtër politik.

Para hyrjes në Kuvend, ai ka uruar që të reflektojë VV-ja në këtë drejtim.

“Me e shfrytezu të drejtën e propozimit pa e siguru votën për të qenë i zgjedhur është pozicion i shkutër politik. Uroj që me kalu këtë klimaks politik partia e parë dhe me nderu një marrëveshje që i garanton të propozuarit që mund të zgjidhet”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Kosova po futet në një gropë të zezë institucionale.

“Kosova sot nuk ka as Kuvend, as qeveri. Tash nuk ka legjitimitet të plotë as pushteti lokal, sepse është në proces zgjedhor. Për pak muaj as presidentja nuk do ta ketë funksionin me e ushtru deri në fund. Kështu që, Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale, e cila nuk mund të parashikohet”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme