Haziri interpreton ‘Qeverinë e Unitetit’, rënditë aryset pse s’mund të ketë qeveri të ish-opozitës - NACIONALE

Haziri interpreton ‘Qeverinë e Unitetit’, rënditë aryset pse s’mund të ketë qeveri të ish-opozitës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një shkrimi ka thënë se veç ‘Qeveria e Unitetit’ është zgjidhja.

Ai ka dhenë disa arsye se përse sipas tij, s’mund të ketë qeveri të ish-opozitës, duke venë theksin e veçant se komunitetit joshumicë që janë shfaqur shumë lojal ndaj VV-së.

E plotë:

Qeveria e pakicës përballë Qeverisë së Unitetit

Tash e disa muaj është folur për mundësi të qeverisjes së pakicës, më shumë si pritje e mundësi që ish-opozita të shkaktojë.

Nuk është shkaktuar asnjë veprim për të krijuar situatë të re politike. Asnjë veprim politik që ndërton besim se këto parti mund të arrijnë shumicën e thjeshtë për të krijuar mundësi qeverisjeje.

U faktua gjendja reale që nga 11 deputetë të pakicave jo serbe, shumica absolute i janë subordinuar me lojalitet VV-së, përmes Emilja Rexhepit e Elbert Krasniqit. Këta dy deputetë kanë shkuar aq larg sa që bashkëpunimin historik me LDK-në e kanë kthyer në lexim deklaratash si parti shoveniste. Kaq larg i ka çu VV-ja për interesa ditore!

Deputetët që dalin nga partitë politike shqiptare nuk kanë ofruar asnjë siguri për bashkangjitje këtij opsioni, si rasti me z. Limaj dhe marrëveshja e pazbatueshme me VV-në.

Ndërkaq, nëntë deputetë të Listës Serbe nuk janë pjesë e asnjë procesi politik prej 9 shkurtit.

Atëherë, në këtë gjendje faktike, duhet të sillemi në mënyrë racionale drejt një opsioni për një mundësi kalimtare, me agjende, formacion e qëllim të përbashkët.

Për nëntë muaj, do të shkaktoheshin procese të reja dhe hapen mundësi tjera. Përfundimisht, Qeveria e Unitetit është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga bllokada!

Lajme të ngjashme