Haxhiut i duket absurd qëndrimi i LDK-së: Nuk e di çka po kërkojnë - NACIONALE

Haxhiut i duket absurd qëndrimi i LDK-së: Nuk e di çka po kërkojnë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një Qeverie të Unitetit.

Ajo e ka quajtur “absurde” idenë që LDK-ja nuk mund të formojë një qeveri pa përfshirjen e PDK-së.

“Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia e kërkon këtë. Nuk e kuptoj insistimin e LDK-së që domodoshmërishtë ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion”, tha tutje ajo.

“Insistimi i LDK-së pa PDK-në për mua është i paqartë”, u shpreh Haxhiu.

Lajme të ngjashme