Haxhiu thotë se Kurti e bëri Kosovën me terr: Ne ia kemi lënë me drita
Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e reduktimeve të energjisë elektrike, me të cilat është duke u përballur kohëve të fundit Kosova.
Në T7, Haxhiu ka vlerësuar se e gjithë kjo është si pasojë e keqmenaxhimit.
Tutje, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka lënë Kosovën në terr.
“Ky problem nuk arsyetohet me këtë, por ka të bëjë me keqmenaxhim dhe mosinvestim në rrjet të energjisë elektrike dhe në rifkreskimin e nyjeve kyçe për të mbajtur sistemin dhe me mossigurimin e energjisë elektrike siç është me kontratë…Me ardhjen e kësaj qeverie është rritur importi i rrymës për 5-6 fish. Kurti e ka lënë Kosovën në terr. Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr. Reduktimet janë rikthyer me këtë qeveri. Edhe e ka bo shtrenjtimin e energjisë elektrike” – tha ai.