Haxhiu rikthen deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin: Ka me ju mashtru për dialogun - NACIONALE

Haxhiu rikthen deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin: Ka me ju mashtru për dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas përmbajtjes së marrëveshjes që u publikua dje nga ana e Bashkimit Evropian pas takimit Kurti-Vuçiq,

Haxhiu ka shkruar se në këtë marrëveshje, nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit... Në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurti dhe Vuçiçi asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të përsonave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Haxhiu.

Në lidhje me këtë, Haxhiu ka shpërndarë një video të të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku thoshte se Kurti do të takohet me Vuçiqin pa kushte sapo të vijë në pushtet.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme