Haxhiu: Propozimi i Ramës është kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit - NACIONALE

Haxhiu: Propozimi i Ramës është kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri Rama, duke thënë se kërkesa e sotshme e tij ishte frika më e madhe e Ramës dikur.

Madje, Haxhiu ka thënë se kryeministri shqiptar po e risjellë një kërkesë të vjetër të presidentit serb.

““KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.” - kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ministrja tha se ka nevojë vetëm për patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë.

Kosova është Republikë e pavarur dhe sovrane. Mbikqyrja ndërkombëtare e pavarësisë ka përfunduar më 10 shtator 2012. Në veri të Kosovës, terroristët dhe kriminelët nga Serbia vranë rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku në pritë në ora 3 pasmesnate të dielen që shkoi. Gjatë luftimeve të mëpastajme, ata nuk kishin kurrfarë shansi me Policinë e Kosovës. Së paku tre terroristë u vranë, kurse të tjerët ose janë arrestuar (gjashtë sosh) ose janë në ndjekje (sepse janë në ikje). Nuk ka nevojë që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Ajo që nevojitet janë patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”, ka shkruar Haxhiu.

Republika e Kosovës dhe NATO janë partnerë strategjik dhe i shërbejnë të njëjtit qëllim e botëkuptim të sigurisë së demokracive. KFOR-i dhe Policia e Republikës natyrshëm janë një familje dhe bashkërisht e në koordinim do i zmbrapsin qëllimet për destabilizim të Republikës sonë të gatuara në Moskë e Beograd”, tha ajo tutje.

"

Lajme të ngjashme