Haxhiu për arrestimin e administratorit të grupit “Albkings”: Secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë - NACIONALE

Haxhiu për arrestimin e administratorit të grupit “Albkings”: Secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të administratorit të grupit “Albkings”.

Ajo ka thënë se secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona. Uroj që ky rast të vazhdojë të trajtohet me seriozitet pasi që kemi shumë raste që pas ndarjes së paligjshme të fotografive apo videove private, shumë vajza dhe gra kanë bërë vetëvrasje.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë "Albkings".

Ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave.

Në këtë grup në vazhdimësi janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave dhe grave, duke përfshirë vajza të mitura.

Dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona. Uroj që ky rast të vazhdojë të trajtohet me seriozitet pasi që kemi shumë raste që pas ndarjes së paligjshme të fotografive apo videove private, shumë vajza dhe gra kanë bërë vetëvrasje.

Secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë. E vlerësoj punën e policisë dhe prokurorisë deri më tani.

Lajme të ngjashme