Haxhiu: Marigona do të kujtohet edhe si shpresa për të gjitha gratë viktima të dhunës e vrasjeve - NACIONALE

Haxhiu: Marigona do të kujtohet edhe si shpresa për të gjitha gratë viktima të dhunës e vrasjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqës, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nga sot Marigona do të kujtohet edhe si shpresa për të gjitha gratë viktima të dhunës e vrasjeve të cilat presin përgjigjet më profesionale nga sistemi i drejtësisë.

Ajo ka bërë me dije se Marigona do të kujtohet me dhimbje për mizorinë që ajo e përjetoi.

“Marigona dhunshëm u nda nga jeta, në moshë tejet të re, pa pasur mundësi të shohë perspektivën e jetës e ëndrrat të cilat nuk arriti t'i jetësonte. Marigona do të mbetet në kujtimet e të gjithë neve, me dhimbjen për ndarjen e saj nga kjo botë dhe mizorinë të cilën e përjetoi. Marigona nga sot do të kujtohet edhe si shpresa për të gjitha gratë viktima të dhunës e vrasjeve të cilat presin përgjigjet më profesionale nga sistemi i drejtësisë në vend. Si shpresa për drejtësi”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme