Haxhiu, Kusari-Lilës: Jam bashkëluftëtar i Adem e Jasharit e Hashim Thaçit, ju jeni tradhtar - NACIONALE

Haxhiu, Kusari-Lilës: Jam bashkëluftëtar i Adem e Jasharit e Hashim Thaçit, ju jeni tradhtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është përgjigjur deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila në përgjimet me deputetin Slavko Simiq dëgjohet duke e fyer atë.

Në adresimin e tij para deputetëve, ai ka treguar se kush është.

“Po e plotësojë pyetjen e afër Zdravo, para përfaqësuesi të Radojqicit: A e di ti kush është Bekim haxhiu? Nëse nuk ke mujtë me ia thanë këtij, është kushëri e bashkëluftëtarë i Adem e Hamës Jasharit, bashkëluftëtar i Hashim Thaçit, Kadri Veseli e Rexhep Selimit, e mijëra ushtarëve të UÇK-së që e kanë përzënë Serbinë prej këtu, e juve ia kanë prish kumarin. Prandaj, sa herë të na shani para armikut, nuk na ofendoni, na bëni nder, jemi mësuar me të tilla sharajet prej UDB-së, ju veç po e vazhdoni misionin tuaj. Këta jeni ju, tradhtar dhe trushpelarë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme