Konstituohet Kuvendi i Kosovës, VV e voton Simiqin e Srpska-s: Në pritje të mandatarit nga Presidentja
Përditësim...
Janë zgjedhur pesë Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, kësisoji duke u konstituuar përfundimisht legjislatura e dhjetë, me 104 vota "PËR".
Ardian Gola, VV / Vlora Çitaku, PDK / Kujtim Shala, LDK / Sllavko Simiq, Srpska / Emilja Rexhepi, pakica joserbe.
"Kuvendi është konstituuar, urime të gjithëve", tha Haxhiu.
Me 66 vota “për”, 44 “kundër”, dhe 8 abstenime – Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendi të Kosovës.
Ajo ka marrë drejtimin e seancës konstitutive.
Haxhiu e nis me një fjalë rasti.
"Do të siguroj që Kuvendi të funksinojë...në përputhje të plotë me kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira parlamentare", tha Haxhiu.
Haxhiu vazhdoi të flasë për luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës, në dritën e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
"Presim që ata të kthehen sa më shpejtë. Orvatjet e prokurorisë të marrin fund sa më parë, për këtë duhet të jemi bashkë. Për çështje të interesit kombëtare, të jemi njëzë", tha ajo.
Pika e katërt e rendit të ditës pritet të nis çdo minutë, që është zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se votimi i pesë nënkryetarëve "do të bëhet në pako" siç janë pajtuar në takimin me ish-Kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashës.