Haxhiu: Kemi rënë dakord që Raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve të miratohet
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se partitë politike janë pajtuar që të votohet Raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve.
Pas takimit konsultativ që Dehari kishte ftuar partitë politike, ajo ka thënë se është arritur unanimitet që të votohet nga të gjitha partitë.
“Deputetët e kanë obligim të votojnë për verifikimin e mandateve të tyre. Ramë dakord se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të votojmë unanimisht”, ka thënë Haxhiu, raporton Koha