Haxhiu i PDK-së: Projektligji për Trustin duhet të diskutohet në senacën e parë të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Projektligji për Trustin duhet të diskutohet qysh në seancën e parë të Kuvendit.
Ai nëTëvë1, ka thënë se kur u refuzua i njëjti projektligj në kuvend, qytetarët kanë shprehur gadishmërinë që të mblidhen vetë për të siguruar nënshkrimi.
“Pas refuzimit të Kuvendit për ta votuar projektligjin për Trustin, qytetarët filluan të mblidhen vet, e të sigurojnë po ashtu nënshkrime. Nga data 15 korrik, vazhdon të sillet nga sirtarët e Kuvendit tek sirtarët e Qeverisë, e tani që një kohë është i bllokuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere. Shpresoj shumë që kryesia të jetë e vëmendshme, mos të vazhdojë me shkelje të mëtutjeshme të rregullores dhe në seancën e parë të Kuvendit, të vije sërish projektligji për Trustin. Është domosdoshmëri e kohës për shkak të krizës ekonomike”, tha Haxhiu.
Haxhiu tutje tha se qytetarët në vend kanë marrë borxhe edhe për të paguar gjërat elementare, ndonëse shtoi se do të kushtontin më pak për ta nëse ata do të kishin mundësi të mërrnin nga kursimet e tyre.
“Sipas raportit të Bankës Qëndrore, 4.2 miliardë kredi total në Kosovë, vetëm në vitin e fundit 1.5 miliardë janë kredi të reja. Pra, qytetarët kanë hyrë në borxhe për të paguar drunjtë ose gjërat elementare. Prandaj, do ishte më pak e kushtuar për ta që të merrnin disa nga kursimet e tyre”, tha ndër të tjera ai.
