Haxhiu i drejtohet Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në krim e Milan Radoiçiqit - NACIONALE

Haxhiu i drejtohet Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në krim e Milan Radoiçiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për çështjen e bisedës mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin në Banjskë.

Haxhiu e ka quajtur Kusari-Lilën si bashkëpunëtore në krim.

Në fjalën e tij, Haxhiu e theksoi sulmin ndaj një kompanie kosovare në Urën e Ibrit.

“Si është sulmuar Lirigzoni kompani në pjesën veriore nga bandat e Radoiçiqit, dhe ju i duartrokitni kësja pafytyrësie. Ju e doni me bo bashkë luftëtarin me bashkëpunëtorin. Jo, zonjë, jeni bashkëpunëtore e krimit me Milan Radoiçiqin” – tha Haxhiu, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme