Haxhiu e shpërndanë në Instagram karikaturën ku kritikohet KFOR-i - NACIONALE

Haxhiu e shpërndanë në Instagram karikaturën ku kritikohet KFOR-i

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka shpërndarë një karikaturë të gazetës Koha, e cila e kritikon KFOR-in për reagimin e saj kundrejt kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Zonja Haxhiu nuk ka shkruar asnjë shkronjë si komentim, megjithatë fotografia e postuar flet mjaftueshëm edhe pa mendimin e “Zonjës së Hekurt të Drejtësisë” (siç e kishte quajtur seriozisht ish-moderatori Rron Gjinovci).

Ndryshe, karikatuara e publikuar nga Koha, vjen pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti për mos raportimin e KFOR-it në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia.

Por çfarë tha KFOR-i mbrëmë?

Misioni i KFOR-it është deklaruar në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia, ngjarje që ndodhi dje.

Në një përgjigje për Nacionalen, KFOR-i ka deklaruar se nuk ka qenë në zonën ku janë “arrestuar” tre policët.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, KFOR-i u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet menjëherë.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme