Haxhiu e nënshkruan autorizimin për dërgimin e FSK-së në Gaza
Kryetarja e Kuvendit në kapacitetin e sa jedhe se U.D. presidente, Albulena Haxhiu, ka autorizuar dërgimin e FSK-së në një mision paqeruajtës në Gaza.
Vendimi vjen pas miratimit në Kuvend dhe përfshin pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim… dhe përgjegjësi ndaj paqes ndërkombëtare”, tha ajo.
Haxhiu theksoi ndryshimin e rolit të vendit.
“Nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetje… sot merr përgjegjësi”, deklaroi ajo.
Sipas saj, FSK është e gatshme të shërbejë krah partnerëve strategjikë.
Marrëveshja ishte nënshkruar më herët nga presidentja Vjosa Osmani.