Haxhiu e Lushtaku vizitojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë - NACIONALE

Haxhiu e Lushtaku vizitojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, e ish deputeti i kësaj partie Nuredin Lushtaku kanë vizituar Thaçin, Veselin, Krasniqin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn e Calin, në hagë.

Nga postimi i deputetit të PDK-së, nuk përmendet askund Rexhep Selimi. Siç duket “Kamishi” e “Dhjetëshi”, nuk i kanë rikuperuar marrëdhëniet mes vete.

Sidoqoftë, Haxhiu ka thënë se së bashku me Lushtakun ishin vizitorët e fundit në Hagë, për Hysni Gucatin i cili pritet të kthehet në Kosovë, pasi Gjykata Speciale vendosi ta lirojë.

E plotë:

Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë.

Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin.

Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë.

Lajme të ngjashme