Haxhiu: Diskutimet për vazhdimin e dialogut pas 24 shtatorit janë komplet të paarsyeshme - NACIONALE

Haxhiu: Diskutimet për vazhdimin e dialogut pas 24 shtatorit janë komplet të paarsyeshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, ku ka folur për shumë tema, përfshirë dialogun me Serbinë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas Haxhiut, diskutimet për vazhdimin e dialogut pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit janë komplet të paarsyeshme.

“Unë mendoj që diskutimet për vazhdimin e dialogut pas 24 shtatorit janë komplet të paarsyeshme. Kërkesat që dialogu të vazhdojë unë mendoj që nuk është dashur të na vinin. Për faktin që gjithçka para 24 shtatorit ka mundur të jetë ndryshe.” – theksoi ajo.

Tutje, Haxhiu ka theksuar se i gjithë fokusi i Kosovës duhet të jetë te kërkesa për sanksione ndaj Serbisë.

“Ne e kemi ditur kush është Serbia, e kemi thënë në vazhdimësi atë, mirëpo pas 24 shtatorit ku kemi pasur sulm terrorist në territorin tonë e ku është vrarë një polic, i gjithë fokusi jonë duhet të vendoset tek kërkesa për sanksione ndaj Serbisë, dhe kjo kërkesë i shkon partnerëve tanë, vendeve mike, vendeve që e kanë mbështetur Republikën e Kosovës, sikurse vendet e BE-së, SHBA-ja, që janë partnerët tanë strategjik.” – deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme