Haxhiu: Dikush duhet të jap llogari për vdekjen e pacientit në Psikiatri - NACIONALE

Haxhiu: Dikush duhet të jap llogari për vdekjen e pacientit në Psikiatri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, ku humbi jetën një pacient.

Sipas Haxhiut, dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rast.

Ai ka pyetur se si është e mundur që një pacienti me sjellje agresive, t’i lejohen mjete të rrezikshme.

Postimi:

Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi.

Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor.

Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonē shëndetësor?

Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?

A është dashur të largohen ato mjete, të kontrollohen hapësirat dhe pacientët për mbajtje të mjeteve të rrezikshme?

Dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë té tjera.

Lajme të ngjashme