Haxhiu dhe VV-ja nuk e futen në rend të ditës draft-rezolutën, PDK-ja largohet nga salla
Partia Demokratike e Kosovës është larguar nga seanca e Kuvendit.
Kjo pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe VV-ja nuk kanë pranuar që kjo rezolutë, e cila ka për qëllim dënimin e ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit, të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës.
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se meqenëse nuk po përkrahet propozimi i tyre, deputetët e kësaj partie do të largohen nga salla.
Sipas saj, në sall do të qëndrojë vetëm deputeti Nait Hasani.
“Në një situatë të tillë kur ka mungesë të vullnetit për të bërë kompromis për një çështje kaq të ndjeshme, është tërësisht e pakuptishme për ne që ta hudhim në votim propozimin tonë. Në sallë do të qëndrojë vetëm Nait Hasani”, është shprehur ajo.