Haxhiu: Agron Shehaj po ‘lufton’ për mandatin e tretë në Tiranë, Lapaj për një - NACIONALE

Haxhiu: Agron Shehaj po ‘lufton’ për mandatin e tretë në Tiranë, Lapaj për një

1 vit më parë

nga NACIONALE

1 vit më parë

nga NACIONALE


Gazetari Baton Haxhiu, thotë se partia Mundësia e Agron Shehajt, dy mandate i ka të betonuara dhe është shumë afër për mandatin e tretë në Tiranë.

Sipas Haxhiut, deri tani, Adriatik Lapaj ende nuk e ka asnjë mandat, por rezultati mund të ndryshojë në favor të një mandati për Lapajn.

“Ka mundësi që ‘Mundësia’ e fiton mandatin e tretë në Tiranë dhe ia merr një mandate PD-në. Lapaj mund të marrë një mandat dhe atë ia merr PS-së”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme