Haxhi Avdyli: LDK-ja po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së - NACIONALE

Haxhi Avdyli: LDK-ja po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj ish-partisë së tij për shkak se Lumir Abdixhiku s’i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti. Avdyli ka thënë se ndihet i zhgënjyer, meqë, sipas tij, LDK-ja, nga një parti shtetformuese, po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së.

Reagimi i plotë:

Thekse nga qorrsokaku opozitar PDK-LDK:

-“S’jemi të informuar për dialog .

Duam transparencë”.

E kur ju thuhet ejani të takohemi dhe të ju informojmë në mënyrë transparente për çdo gjë.

Nuk shkojnë. Thjeshtë refuzojnë, nuk duan.

E zhurmën për mostransparencë e vazhdojnë paturpësisht e me ngulm.

E pastaj avazi vazhdon : – Kosova duhet të arrij marrëveshje sa më shpejt, Kosova duhet të pranoj asociacionin, ose të lëshoj udhë.

Tash a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siq i bëtë në të kaluarën.

A doni një Kosovë të fortë e fitimtare në raport me Serbinë apo pushtet për vete edhe nëse Kosova humb në kompromise të dhimbshme .

Në tërë këtë vorbull të paqartë opozitare, më së shumti po më zhgënjen qëndrimi i pakuptimtë e kaq joparimor i LDK-së, dikur një parti institucionaliste e shtetëformuese. E tani çdo ditë e më shumë po shëndrrohet në një hije të zbehtë të PDK-së.

Lajme të ngjashme