Havolli falënderon mërgatën: Kontributi dhe dashuria juaj për vendin janë frymëzim për të gjithë ne
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Havolli, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të mërgatës gjatë periudhes së fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Havolli theksoi se mesazhet e shumta që ka pranuar nga bashkatdhetarët janë dëshmi e qartë e përkrahjes për vizionin e LDK-së dhe kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Postimi:
Gjatë këtij muaji të fushatës, kam pranuar mijëra mesazhe nga ju mërgatë e dashur, përmes së cilave shprehni qartë mbështetjen tuaj ndaj Kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku dhe ndaj meje, gjithashtu ju shprehni besimin tuaj në rrugën e re dhe ndryshimin në Kosovë.
Çdo fjalë e juaja, çdo përkrahje dhe besim ndaj vizionit tonë më japin forcë dhe motivim për të vazhduar përpara!
Ju jeni, forca e Kosovës dhe dëshmia më e mirë se bashkimi ynë është i pathyeshëm. Kontributi dhe dashuria juaj për vendin janë frymëzim për të gjithë ne. Mirënjohja ime për ju është e pafund!
Faleminderit që qëndroni gjithmonë pranë nesh, që na mbështesni dhe besoni në një të ardhme më të mirë për Kosovën!
✅124 për LDK
✅1 Lumir Abdixhiku
✅40 Sokol Havolli
(Pjesë speciale e marketingut)