Hasani: Vetëm VV-ja dhe Lista Serbe nuk kanë bërë thirrje për protestë, kjo është e tmerrshme - NACIONALE

Hasani: Vetëm VV-ja dhe Lista Serbe nuk kanë bërë thirrje për protestë, kjo është e tmerrshme

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kritikuar VV-në që nuk ka bërë thirrje për protestën e sotme.

Ai ka bërë me dije se deri me tani vetëm VV-ja dhe Lista Serbe nuk kanë bërë thirrje për këtë protestë.

Në “Emisionin Special”, në Klan Kosova, ai ka thënë se kjo është e tmerrshme.

“Nesër Prishtina do të jetë pjesë e lajmeve të të gjithë botës. Unë e shoh që vetëm dy subjekte politike që nuk kanë marrë dhe nuk kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme për mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Veç Vetëvendosjen akoma nuk e kam parë që ka dalë të bëjë thirrje dhe Listën Serbe. Kjo është e tmerrshme. Plus kemi parë deklarata të tyre kundër”, ka thënë Hasani.

Lajme të ngjashme