Hasani: Lajçaku ka luajtur si macja me miun me Kurtin
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se emisari special i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në rolin e tij si ndërmjetësues i procesit.
Ai ka bërë me dije se diplomati i BE-së është tallur me palën kosovare.
Në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare ka vlerësuar se Lajçak ka luajtur si macja me miun me kryeministrin Albin Kurti.
“Në aspektin e konceptimit të dialogut dhe në letrat që janë prodhuar, Lajçaku ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Lajçaku ka luajtur si macja me miun me Kurtin dhe palën tonë. Kushti i parë që ka bërë për t’u tallur ka qenë që t’i bindë që procesi duhet të jetë diskret. Lajçaku e ka diktuar formatin që ka bërë prerje cezariane, pos themelimit të Asociacionit që tani e kemi me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Është bashkësi që bëhet fjalë për një entitet që i ka të gjitha nivelet e pushtetit”, ka deklaruar Hasani.