Hasani: Kosova të mos bie në diskursin nacionalist e izolues, të qëndrojmë larg grackave të Vuçiqit
Zgjedhjet e caktuara të mbahen me 9 shkurt të vitit të ardhshëm siç duket në fokus të fushatës do ta kenë edhe një herë veriun e vendit. Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq me qeverinë në Kosovë përmban krejt atë që kjo parti e proklamon si sukses për shtrimin e sovranitetit e ligjshmërisë në vend. Derisa qeveria po përballet tërë kohën me kritika e masa konkrete nga akterë ndërkombëtarë, eksponent të tjerë politik në vend, duket se po e kanë të vështirë të konkurojnë narracionin e Vetëvendosjes për veriun. Por, intelektuali e ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani, në një intervistë për Euroneës Albania, ka dekonstruktuar krejt “para-fushatën” e Vetëvendosjes, sidomos në përdorimin e termeve juridike si ligjshmëri e sovranitet.
Çka tha Hasani?
Ish-kryetari i kushtetueses, profesori Enver Hasani në këtë intervistë ka shpjeguar termet sovranitet e ligjshmëri, të cilat sipsa tij nuk kanë asjgë të përbashkët me atë që po ndodh në veri të vendit.
Fillimisht Hasani foli për diskursin nacionalist si dhe dha një shembull se si po shihet Kosova nga konstulacioni aktual në botë “Me diskurs nacionalist nuk fiton Kosova. Ne jemi kthy në një çështje të sigurisë, sikurse zorra qorre, e cila duhet të ruhet që të mos shpërthej por që nuk luan asnjë funksion. Këtu është Kosova. Është keq me qenë çështje e sigurisë.” – ka thënë Hasani.
Tutje Hasni ka folur për politikën racionale e cila sipas tij duhet ta përcjell politikën në Kosovë. “Na duhet politikë racionale. Thonë në perëndim nuk ka taksa pa përfaqësim. Anulimi i përfaqësimit kur ndodh, nuk të kupton askush. Shqiptarët kanë fituar simpatinë në botë, pikërisht sepse serbët na mohonin të drejtën e përfaqësimit politik. Përfaqësimi politik i serbëve në veri është zero.” – ka thënë Hasani, duke konsideruar se do të ishte e rrugës që kryetarët e zgjedhur në veri të vendit të ipnin dorëheqje. Sipas tij, kryetarët që rrijnë në postet e tyre pa e pasur legjitimitetin e mjaftueshëm është lojë e Serbisë në të cilën po bie Kosova.
Hasani ka shpjeguar se Kosova në këtë rast e ka për detyrë të gjejë zgjidhje politike për të integruar serbët, ndryshe sipas tij, nëse vazhdojmë në këtë rrugë mund të përjashtohemi edhe nga Procesi i Berlinit si dhe nga konjuktura të tjera të rëndësishme.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka pasur kritika të ashpra edhe për opozitën, shoqërinë civile, akademinë dhe segmente të tjera të shoqërisë që sipas tij nuk po e luajnë rolin e tyre, për të kontribourar në këto tema e që të mos e lejojnë të triumfoj sipas tij narracioni mashtrues nacionalist.
Profesori ka folur edhe për “kushtet” e Vuçiqit. Për shumicën e tyre ai ka thënë se janë të parealizueshme dhe se presidenti serb i bënë ato veç për konsum të brendshëm.
Çka tha Vuçiq në konferencën “e famshme”
“Ekspertët tonë ligjorë ishin absolutisht kundër”, rënkoi presidenti serb referuar këtij prospekti të ushqyer për gjoja shpallje të Kosovës si “territor të okupuar”.
Dha edhe arsyetimet se pse ishte punë që s’bëhet. Numër një, tha ai, kjo shpallje do të përkthehej “në një numër pasojash të papranueshme...do të ishte njohje e Kosovës së pavarur”.
Disa rregulla të këtij “okupimi”, vazhdoi fantastiko-juridikisht Vuçiqi, “mund të aplikohen përmes analogjisë”; por se as realiteti që Kosova ka ushtri të saj, sipas tij, nuk mund të shpie te fakti se Kosova do të mund të konsiderohej si territor nën okupim.
“Sepse por të shpallej okupimi, do të thotë që do t’ua njhnim statusin ligjor forcës së armatosur të shqiptarëve”, tha Vuçiqi, duke e llogaritur këtë për “arsye kyçe pse nuk e shpallëm okupimin”.
“Okupimi, ose okupimi ushtarak, është i mundshëm vetëm në konflikte të armatosura ndërkombëtare. Kjo do të thoshte që ne e njohim territorin e Kosovës si territor të një shteti tjetër. Prandaj edhe nuk shkuam me masën e deklarimit të okupimit”, vazhdoi të ofshan të ai.
Për t’i vendosur kurorën e fundit këtij arsyetimi, Vuçiq tha se “kushdo që do ta nënshkruante këtë okupim të territorit do të kryente vepër kriminale”.
Profesori Hasani këtë koferencë të Vuçiqt e ka quajtur të mbushur me iluzione.