Hasani: Dalja e aktgjykimit të Kushtetueses disa ditë para zgjedhjeve nuk është e drejtë - NACIONALE

Hasani: Dalja e aktgjykimit të Kushtetueses disa ditë para zgjedhjeve nuk është e drejtë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, nuk e ka konsideruar si të drejt daljen e aktgjykimit të Kushtetueses disa ditë para ditës së zgjedhjeve lokale.

Para hyrjes në seancën e sotme, ai ka deklaruar se një veprim i tillë i vë në pozitë të palakmueshme partitë politike.

Ai ka thënë se PDK-së do të mbajë mbledhje të grupit parlamentar.

“Sot do të kemi një mbledhje të grupit dhe do të dalim me një qëndrim. E shoh jo e drejtë dalja e gjykimit dy ditë para zgjedhjeve sepse i vë partitë në presion, por besoj se me një marrëveshje do t’ia dalim nëse jo sot, të hënën po”, ka thënë Hasani.

Ai është shprehur pro votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.

“Ata që e duan shtetin e Kosovës, e mbrojnë, duhet ta votojnë dhe ta ndërtojnë shtetin”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme