Haradinaj thotë se Kurti është i shantazhuar nga “dostat” - NACIONALE

Haradinaj thotë se Kurti është i shantazhuar nga “dostat”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Haradinaj sot në mbledhjen e Parlamentit për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, e akuzoi direkt kryeministrin Kurti, në lidhje me reagimin e tij pas arrestimit të shefit të Korporatës Energjetike.

Ai tha se Kurti ka arsyetuar një model korruptiv, duke krijuar modelin e korrupsionit ‘’Lidhje e Shkurtër Korruptive’’.

Ai e quan Kurtin shef të të korruptuarve.

Haradinaj thotë se kryeministri Kurti, ka besuar se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar, dhe si shkak i kësaj ai së bashku me ministrat e tij kanë dalë kundër prokurorëve.

Ai thotë se kjo seancë ka rëndësi për arsye se Kurti është i shantazhuar nga dostat e tij.

“Ka rëndësi kjo seance sepse Kryeministri e ka mbrojtë të arrestuarin dhe jo Prokurorët, se është i shantazhum prej dostave,”- tha Haradinaj.

Haradinaj shton se Kurti e ka një ‘zor’ të madh që e mbron të arrestuarin, ai e di se çka bën.

“Kryeministri e di se çka osht ka bon, po don mu bo me dostat’’- tha Haradinaj.

Ai gjithashtu i kujton Kurtit se një ditë do të jetë edhe ai si dostat, dhe i bën thirrje që të ndahet nga ta sa nuk është vonë, që ta shpëtojë sistemin tonë shtetëror.

“Ni ditë do t’jesh edhe ti si dostat, ndaju sot sa sub o vonë, me e shpëtu demokracinë tonë dhe sistemin tonë shtetëror,’’- tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme