Haradinaj: Tani është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme - NACIONALE

Haradinaj: Tani është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar së tani është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme.

Ai ka bërë me dije se Kosova nuk pret më.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se koha e fjalëve ka kaluar.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kosova nuk pret më. Koha e fjalëve ka kaluar. Tani është koha e vendimeve të mëdha, dhe të guximshme. Sot, secili prej nesh e ka një detyrë. Ta mbrojmë të ardhmen e vendit tonë. Jo me fjalë të thata, por me votë të pastër, me qëndrim të fortë, dhe me dinjitet. Secili prej nesh do ta marrim përgjegjësinë që ta udhëheqim Kosovën drejt sigurisë, zhvillimit dhe drejtësisë”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se më 28 dhjetor Kosova do të flet.

“Data është caktuar. Më 28 dhjetor, Kosova flet. Populli vendos. Kur voton ushtari, shtetit i kthehet nderi. Kur voton polici, familjet marrin siguri. Kur voton bujku, toka jonë merr frymë e ringjallet. Kur voton mjeku, shoqëria shërohet. Kur voton profesori, mësuesi, studenti, nxënësi, ndërtohet e ardhmja. Kur voton populli, fitojnë gjeneratat. Ne nuk jemi këtu as për frikësim, as për iluzione. Jemi këtu për ta kthyer besimin tek shteti. Për t’i dhënë Kosovës qeverisjen që punon, që s’dridhet, që nuk i shërben propagandës, por shtetit dhe qytetarëve, pa dallim. Dhe ditëve në vijim, do të jem me ju kudo”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme