Haradinaj takon kongresmenin Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, Keith Self, që është anëtar i Komitetit per Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan si dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve.
Në këtë takim shumë miqësor, Haradinaj e ka njoftuar Kongresistin Self për zhvillimet në Kosovë dhe ka paraqitur qëllimin primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me ShBA.
"Në një takim miqësor me kongresistin republikan Keith Self, kemi diskutuar për situatën në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve Kosovë - Amerikë. Kongresistit Self, që është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit si dhe kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve; ia paraqita qëllimin tonë primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës." - ka shkruar Haradinaj.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)