Haradinaj-Stublla në stilin e VV-së: Lajçak i njëanshëm, asimetrik dhe i pafrytshëm
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se pa Asociacion nuk ka marrëveshje.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se diplomati i BE-së po tregohet i njëanshëm në procesin e dialogut.
Sipas saj, Lajçak deri me tani në proces është treguar i pafrytshëm.
“Deklarata e Lajçakut se “nëse nuk ka Asociacion, nuk do të ketë marrëveshje” është përshkrim i punës së tij trevjeçare për dialogun Kosovë – Serbi : i njëanshëm, asimetrik dhe i pafrytshëm”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
#Lajcak declaration that “if there is no Association, there will be no agreement” is depictive of his three-year emissary for #Kosovo-#Serbia dialogue: biased, asymmetric & fruitless.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) March 14, 2023