Haradinaj-Stublla: Deklaratat e Ramës janë të pamatura dhe jo në përkrahje të Kosovës - NACIONALE

Haradinaj-Stublla: Deklaratat e Ramës janë të pamatura dhe jo në përkrahje të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Memliza Haradinaj-Stublla ka komentuar deklratat e kryeministrit shqiptare, Edi Rama në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se nuk është koha të përqendrojmë vëmendjen tek marrëdhënia që ka Rama me Kurtin duke shtuar se duhet të fokusohemi te çështjet që rrezikojnë Kosovën.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se të gjitha deklaratat e Ramës i sheh si përkrahje për Serbinë.

“Nuk është koha që të përqendrojmë vëmendjen tek marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptarë, e jo të fokusohemi te çështjet që na rrezikon jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin. Të gjitha deklaratat e Ramës i shoh jo në përkrahje të Kosovës, por në përkrahje të një agjende serbomadhe në Kosovë dhe këtë e ka bërë dhe me përkrahjen e shkëmbimit të territoreve në një kohë, e ka bërë dhe disa muajsh, duke e fajësuar Kosovën për sulmin që ia bën bandat kriminale që ia bënë forcave të KFOR në Veri. Nuk besoj se Rama e njeh në thellësinë e duhur të gjithë rajonin dhe zhvillimet historike që kanë ndodhur në rajon." - ka thënë ajo në Euronews Albania.

Lajme të ngjashme