Haradinaj sot organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Këtë të diele Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të organizojë pritje për veterantë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pritja do të bëhet nga ora 13:00 në hotelin “Venus”.
“Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe UÇK-së, në prag të Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj organizon pritje në nderim të veteranëve të UÇK-së. Pritja do të mbahet më 29 dhjetor, e diel, në ora 13:00 në Hotel Venus në Prishtinë.”