Haradinaj: Sonte në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për Kosovën Fituese - NACIONALE

Haradinaj: Sonte në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për Kosovën Fituese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinja, ka bërë me dije se Lipjani do të jetë shembull i suksesit.

Ai është shprehur i kënaqur me tubimin që ka pasur sonte në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për Kosovën Fituese.

“Energjia e Lipjanit - energji e fitores! Me potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe industrial, Lipjani do të jetë shembull i suksesit në Kosovën ku fitojnë të gjithë. Sonte në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për zhvillim ekonomik e siguri të përhershme”, ka shkruar Haradinaj.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme