Haradinaj: Shko Albin, asgjë në dritë nuk po qet - NACIONALE

Haradinaj: Shko Albin, asgjë në dritë nuk po qet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në debatin parlamentar në dy vjetorin e qeverisë, ai ka kërkuar nga kryeministri që të largohet nga posti.

Dikur i ke thanë Hashim Thaçit, në këtë foltore, shko Hashim. Shko se kjo, shko se ajo. Ta deshti puna shkoi Hashimi, çka është më mirë në qet Kosovën tonë? Prej që ke ardhë ti unë nuk po shoh që dikush ka pa hajr prej teje. Nuk e di një kategori apo një shtresë që ta ka pa hajrin. Edhe unë po te them shko Albin, se nuk ia ka qet asgjë në dritë në Kosovë. Veç nuk mujë me të thanë, shko atje ku janë ata. Shko du të dush ti, veç shko”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se sot të gjithë ministrat e tij kanë punësuar familjarët e tyre në pozita kyçe.

Sipas tij, kryeministri ka kapur edhe bordet e ndërmarrjeve publike.

Nuk e kuptoj pse ia ke marrë inati shtetit tënd, të punësuarve në sektorin publik. Pse i vetmi polic i rajonit që nuk i rrihet rroga është polici i Kosovës? Pse i vetmi ushtar që nuk ka rritje rroge në më shumë se dy vite të qeverisjes tanë është ushtari i Kosovës? Pse nuk i rritet rroga doganierit, inteligjencës? Çfarë inati ki me ta? Pse nuk ua rritë rrogat?”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme