Haradinaj: ShBA na e ka hapë derën, por ne s’po e duam atë derë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar me qasjen e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, karshi raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj u shpreh se kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunonte, e ka mbyllur derën që vet aleati më i fuqishëm ndërkombëtar ia hapi Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Amerika e do Kosovën, popullin e Kosovës, por edhe kjo lidhje e jona e veçantë, varet, ose ndryshe thënë forcohet nëse kemi projekte të përbashkëta. Sa isha atje, shihet një ndryshim i madh në implementimin e kësaj marrëdhënie, pra mungonte cilido zyrtar i qeverisë tonë. Në anën tjetër, ishte prezent, zëvendëskryeministri i Serbisë, Daçiq me një delegacion të madh, dhe së fundit e pamë vizitën e shefit të ushtrisë serbe në Pentagon”, - tha kreu i AAK-së në Klan Kosova.
Haradinaj beson se ShBA-ja “e ka hapë derën”, por sipas tij “ne nuk po duam atë derë”.
Por, SHBA s’e ka mbyllë derën as për vende të tjera të rajonit, për të gjitha e ka hapë, por kryeministri ynë nuk po e do këtë derë. I ka ikë kësaj dere në çdo aspekt të punës së vet, dhe shihet situate jonë në Ëashington.Ishte nder për mua pritja që na u bë, si mua dhe zotrit Krasniqi dhe të tjerëve që ishin atje, mirëpo nuk është në rregull mungesa totale e qeverisë tonë”, tha Haradinaj, teksa pyet se “Kur është hera e fundit, që qeveria jonë ka qenë në Amerikë?”.
