Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë është pasojë e frikës dhe arrogancës politike - NACIONALE

Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë është pasojë e frikës dhe arrogancës politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të Indeksit për Lirin e Shtypit, ku Kosova ka rënë për 24 vende.

Ai ka bërë me dije se kjo rënia është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se liria e shtypit në Kosovë është fituar me sakrificë dhe nuk duhet të shkëmbehet me heshtje.

“Rënia e lirisë së medias në Kosovë nuk është rastësi, është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike. Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje. Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme